Nadal luajti ndeshjen e tij të fundit
20.11.2024 15:57
Përfaqësuesja holandeze e tenisit është kualifikuar në ½ finale e Davis Cup...

Përfaqësuesja holandeze e tenisit është kualifikuar në ½ finale e Davis Cup, pasi në Malaka me 2:1 e mund Spanjën, për të cilin ndeshjen e fundit në karierën profesioniste e luajti Rafael Nadal. Legjenda spajolle e tenisit, në ndeshjen e tij të fundit profesionale humbi 6-4, 6-4 ndaj Botic van de Zandschulp në çerekfinalet e Kupës Davis.
Holandezi Van de Zandschulp, u bë tenisti i parë që ia ka dalë ta mund Nadallin në Spanjë. Pas ndeshjes së tij të fundit, Nadali tha se dëshironte të kujtohej si një “njeri i mirë nga një fshat i vogël në Mallorca.”
Ai largohet nga ky sport si tenisti i dytë më i suksesshëm, pas Xhokoviqit. Spanjolli i cili njoftoi tërheqjen nga sporti pas këtij turneu, gjat karrierës së tij 23-vjeçare ka fituar 92 tituj në karrierë dhe 22 Grand Slam, përfshirë 14 tituj të French Open. Nadal ka fituar medalje të artë olimpike në 2008 dhe 2016-tën, ndërsa me Spanjën katër herë doli kampion i Davis Cup. (Gazetar: Safet Ademi)
