Maqedoni

Këshilli gjyqësor e ndërroi ranglistën për gjyqtarët në Gjykatën e Apelit - Manastir

20.11.2024 16:17

Këshilli gjyqësor në seancën e sotme ndërroi ranglistën e kandidatëve për zgjedhje të gjyqtarëve për Gjykatën e Apelit - Manastir....

Këshilli gjyqësor në seancën e sotme ndërroi ranglistën e kandidatëve për zgjedhje të gjyqtarëve për Gjykatën e Apelit - Manastir, pas një ankese të parashtruar nga ana e gjykatësit, Kiril Jovanovski nga Gjykata Themelore-Manastir. Për shkak të një gabimi teknik në llogarinë gjatë numërimit të pikave të gjyqtarëve i janë shkurtuar pesë pikë, me çka në vend të 69.54 pika i janë regjistruar 54.54 pika. Anëtarja e Këshillit, Antoneta Dimovska, theksoi se gjyqtari në ankesë në mënyrë plotësuese thotë se njohja e gjuhës angleze duhet të fitojë 15 pikë, e jo 5 pikë, sepse, siç ka theksuar në ankesë, me paraqitjen ka deponuar edhe certifikatë për njohje të gjuhës angleze në nivelin C1. 
 
“Pas vendimit të këtillë të Këshillit, ranglista e kandidatëve për zgjedhjen e tre gjyqtarëve nga Gjykata e Apelit-Manastir për zonën e qytetit ndryshohet në mënyrë që gjyqtari Risto Sotirov mbetet në vendin e parë me 71.9 pika, Dejan Krastanov mbetet në vendin e dytë me 69.59 pikë, ndërsa pas ankesës në vendin e tretë është Kiril Jovanovski me 69.54 pikë. Në vendin e katërt është Aleksandar Ilievski me 66.96 pikë, ndërsa në vendin e pestë, Jasmina Shishkovska Stojkoviq me 63.05 pikë.”, - deklaroi kryetari i Këshillit gjyqësor i RMV-së, Vesna Dameva. 
 
Këshilli në seancën e sotme konstatoi ndërprerjen e funksionit të gjyqtarit të gjyqtares nga Gjykata Themelore e Tetovës, Verka Kostovska, për shkak të plotësimit të kushteve për pension moshe. U morën vendime për shkarkimin e gjyqtarëve porotë nga Gjykata e Apelit në Shkup, Gjykata Themelore e Dellçevës dhe Gjykata Themelore Civile e Shkupit, si dhe u zgjodhën gjyqtarët e rinj porotë për gjykatat themelore në Dellçevë, Krushevë dhe Shtip. 
 
FARIJE DAUTI BAKIJU