Dita Botërore e Fëmijëve, kemi për qëllim krijimin e programeve arsimore
Me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve...

Me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve, kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se qëllimi i Qeverisë është të krijojë programe arsimore, që do t'i frymëzojë fëmijët tanë të jenë liderë, të përpiqemi t’i ndihmojmë që t’i realizojnë vizionet e tyre.
Me këtë rast, UNICEF-i dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot në sallën ceremoniale mbajtën seanca të Qeverisë me sloganin “Dëgjo të ardhmen".
“Kjo është një ditë kur nuk guxojmë vetëm të flasim, por edhe të veprojmë. Qeveria, Organizatat civile, mësimdhënësit, prindërit dhe çdo njëri kanë rolë në këtë luftë. Për këtë, qëllimi ynë është të krijojmë programe arsimore që do t’i frymëzojnë fëmijët tanë të jenë liderë të së nesërmes, të mbështesim politika që garantojnë mbrojtje sociale për të gjithë fëmijët posaçërisht për kategoritë e rrezikuara, t’i dëgjojmë fëmijët, t’i inkurajojmë ta thonë mendimin e tyre dhe t’i përfshijmë në procesin e miratimit të vendimeve.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
