Shporta minimale sindikale, për muajin nëntor është 62.021 denarë
Vlera e shportës minimale sindikale...

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin nëntor 2024 është 62. 021 denarë, informojnë nga Lidhja e sindikatave të Maqedonisë. Me banesë me qira prej 60 metrave katrorë për muajin nëntor paraqet 77.396 denarë.
Krahasuar me vlerën e shportës minimale sindikale për muajin tetor 2024, e cila paraqet 61.249,00 është rritur për 772,00 denarë.
“Nga të dhënat e vlerës së Shportës minimale sindikale është evidente se dikush pasurohet në kurriz të qytetarëve dhe punëtorëve, ndërkaq nuk i respekton masat e Qeverisë, të cilat krijohen për të ndihmuar qytetarët me të ardhura të ulëta.”, thonë nga LSM-ja.
Tregtarët, siç ceket në kumtesën e LSM-së, tregojnë se nuk kanë përgjegjësi shoqërore as respekt ndaj Qeverisë, nëse kemi parasysh se vlera e Shportës minimale sindikale në pjesën për ushqim dhe pije, një ditë pas përfundimit të masës së Qeverisë sërish është rritur për 609 denarë, ndërsa Shporta e përgjithshme minimale sindikale për 772 denarë dhe e njëjta është me vlerë 62.021,00 denarë, thonë nga LSM-ja.
