Gjykimi për vrasjen e Vanjës, Keshishev tërheq deklaratën për Palevskin

20.11.2024 18:14

Në Gjykatën Penale vazhdoi gjyqi...

Në Gjykatën Penale vazhdoi gjyqi për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. I akuzuari Vllatko Keshishev tërhoqi deklaratën e tij të dhënë kohë më parë se Lupço Palevski ka qenë i pranishëm gjatë vrasjes së Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit.

Keshishev ka thënë se Velibor Manev u ka bërë presion për të thënë se Lupço Palevski   ka qenë organizator dhe se ka shtënë me armë.

Në fund të seancës së sotme në të cilën dëshmuan tre dëshmitarë, gjyqtari ua shpërndau avokatëve të të gjithë të akuzuarve deklaratën me shkrim të Keshishevit.

As avokati i Keshishevit nuk ishte në dijeni të kësaj deklarate. Avokatët nuk e komentuan deklaratën, por vetëm thanë se të gjithë të akuzuarit do të përballen me njëri-tjetrin gjatë gjykimit dhe se më pas çështja do të zbardhet.