Maqedoni

Nëntë aksidente në Shkup

30.04.2015 10:20

Nëntë aksidente kanë ndodhur gjatë 24 orëve të kaluara në rajonin e Qytetit të Shkupit. Prej tyre, siç njoftoi policia, katër janë me pasojë dëme materiale, ndërsa katër me lëndime trupore...

Lëndime më të lehta kanë marrë tre drejtues të automjeteve motorike, një kalimtar dhe një drejtues i motoçikletës.
 
Ka ndodhur edhe një aksident me pasojë lëndime trupore me ç'rast lëndime të rënda trupore ka marrë një pasagjer i një autobusi.
 
Gjatë ditës së djeshme janë sanksionuar 27 drejtues të automjeteve të cilët nuk e kanë përdorur rripin e sigurimit, 19 kalimtarë të cilët e kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë apo në semafor të kuq, 10 drejtues të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes.
 
Me ndihmën e automjetit special "karrotreci" gjatë 24 orëve të kaluara nga ana e policisë rrugore janë mënjanuar 84 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.
 
Punonjësit e falimentuar të cilët kanë qenë tepricë teknologjike sot do të mbajnë marsh protestues për shkak të realizimit të të drejtave të tyre. Protesta do të fillojë para Parkut të gruas në rr. "11 Tetori" para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe do të vazhdojë nëpër rr. "Dimitrie Çupovski" deri te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, te Ministria e Financave duke vazhduar përmes bul. "VMRO", në të majtë në bul. "Ilinden" deri para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
 
Me qëllim të zhvillimit të papenguar dhe të sigurt të komunikacionit, do të ndërmerren masa përkatëse për siguri në komunikacion./mia