Maqedoni

Shkupi me transport të reduktuar publik

21.11.2024 09:11

Transporti publik i reduktuar edhe sot në mëngjes për shkak të mungesës së derivateve për autobusët të NPQ Shkup....

Mëngjesin e sotëm në rrugët e Shkupit nuk janë parë autobusët e Ndërmarrjes Publike Qarkulluese (NPQ) të qytetit, ndërsa qytetarët që shfrytëzojnë shërbimet e NPQ kanë mbetur pa transport.
 
Autobusët dykatësh, të cilët shkupjanët i shihnin rregullisht në rrugët e Shkupit, sot nuk e patën këtë mundësi dhe disa me shpresë se numri i linjës do të arrijë, sot në mëngjes kanë pritur në stacionet e autobusëve.
 
Edhe transporti publik sot në mëngjes është i reduktuar për shkak të mungesës së karburantit për autobusët e NPQ Shkup.