Maqedoni

Shiu pastron ajrin në Shkup

21.11.2024 10:58

Për shkak të reshjeve të djeshme të shiut, të gjitha stacionet matëse që monitorojnë përqendrimin e grimcave PM10...

Për shkak të reshjeve të djeshme të shiut, të gjitha stacionet matëse që monitorojnë përqendrimin e grimcave PM10 në ajër në qytetin e Shkupit tregojnë ulje drastike të ndotjes së ajrit në krahasim me ditët e kaluara.

Sipas të dhënave të faqes së specializuar për matjen e cilësisë së ajrit IQ Air, Shkupi është në vendin e 118-të me indeks 14. Ulje të temperaturave, reshje të shiut dhe borës dhe erë veriore do ta përfshijnë vendin në ditët në vazhdim. Nga drejtoria për punë hidrometeorologjike njoftojnë se do të ketë reshje të mëdha të shiut, ndërsa në disa vise malore pritet të krijohen edhe shtresa bore. Ulje më të mëdha të temperaturave priten nga e shtuna, ndërsa të dielën temperaturat e mëngjesit, në disa vende do të zbresin deri në – 10 gradë celsius. Sinoptikanët thonë se krahasuar me dimrat e viteve të fundit, ky dimër pritet të jetë më i ftohtë dhe me më shumë reshje.