Maqedoni
Propozim-ligji për pagë minimale parashtrohet në Kuvend nga opozita
21.11.2024 11:47
Para deputetëve si pikë nga rendi i ditës është propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit...

Para deputetëve si pikë nga rendi i ditës është propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për pagë minimale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të parashtruar me procedurë të shkurtuar nga deputetët e LSDM-së.
Me zgjidhje ligjore pritet që vlera e pagës minimale në Republikën e Maqedonisë së Veriut të arrijë 27.700 denarë në neto vlerë. Siç theksohet në zgjidhjen ligjore të publikuar në ueb faqen e Kuvendit, zbatimi pritet të fillojë me pagesën e pagës për muajin nëntor të vitit 2024, e cila do të paguhet në muajin dhjetor të vitit 2024. Zbatimi i ligjit do të shkaktojë implikime financiare mbi Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vlerë prej 93.000.000 denarë.
Në rend dite është ropozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tatim të vlerës së shtuar, të parashtruar nga deputetët e LSDM-së me procedurë të shkurtuar. Me propozim-ligjin rritet standardi i qytetarëve, u mundësohet shportë më e madhe konsumatore kategorive më të ndjeshme të qytetarëve. Me ndryshimet e ligjit pritet që produktet bazike për ushqim të fëmijëve të lirohen nga procedura tatimore preferenciale prej 5 përqindëve. “Me nenin 2 vendoset nen i ri 30-g, me të cilin rregullohet se produktet bazike për ushqim të njeriut lirohen nga tatimi i vlerës së shtuar ndaj qarkullimit dhe importit dhe se Qeveria përcakton mallrat dhe shërbimet më të afërta që bëjnë pjesë në këtë kategori.
