Maqedoni

Ageler: Kemi emra të rinj në "listën e zezë"

21.11.2024 11:59

Ambasadorja e ShBA-së në Shkup, Angela Ageler, bëri të ditur se do të ketë emra të rinj në të ashtuquajturën “lista e zezë”...

Ambasadorja e ShBA-së në Shkup, Angela Ageler, bëri  të ditur  se do të ketë emra të rinj në të ashtuquajturën “lista e zezë” amerikane, që do t'i nënshtrohen sanksioneve.
 
“Kjo listë është shumë dinamike. Emrat e rinj janë duke u shqyrtuar dhe diskutuar gjithmonë. Nuk kam një afat se kur do të shpallen, sepse është vendim i Uashingtonit, por mund t'ju siguroj se ndërsa flasim këtu, ne gjithmonë po punojmë për emra të rinj dhe ju do njohin ata në kohën e duhur.”, - deklaroi ambasadorja e ShBA-së në RMV, Angela Ageler.