Botë
Ukraina, Rusia ka nisur një sulm me raketa balistike
21.11.2024 12:21
Ushtria e Ukrainës ka akuzuar Rusinë për lëshimin e një rakete ndërkontinentale...

Ushtria e Ukrainës ka akuzuar Rusinë për lëshimin e një rakete ndërkontinentale (ICBM) gjatë një sulmi të enjten në mëngjes në qytetin e Dnipros.
Një raketë balistike ndërkontinentale u lëshua nga rajoni Astrakhan i Federatës Ruse”, kanë thënë forcat ajrore të Ukrainës në një deklaratë, raporton CNN. Nuk është specifikuar se çfarë lloji i raketës ICBM Rusia ka lëshuar në drejtim të Ukrainës. Ushtria e Ukrainës ka thënë gjithashtu se një raketë balistike X-47M2, Kinzhal, u lëshua së bashku me shtatë raketa lundrimi në sulmin në Dnipro.
Sipas saj, të gjitha raketat e lundrimit janë rrëzuar. “Raketat e tjera nuk shkaktuan pasoja të rëndësishme.”, thuhet në deklaratë.
