Maqedoni
Korrupsioni, Ageler: Diskutohen emra të rinj në "listën e zezë"
21.11.2024 13:51
Me rastin e Konferencës së parë në Ballkanin Perëndimor për luftë kundër korrupsionit, Ambasadorja e ShBA-së, Angela Ageler...

Me rastin e Konferencës së parë në Ballkanin Perëndimor për luftë kundër korrupsionit, Ambasadorja e ShBA-së, Angela Ageler, deklaroi se “lista e zezë” e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shumë dinamike dhe se emra të rinj po diskutohen vazhdimisht. Ageler porositi se ShBA-ja qëndron prapa për të inkurajuar luftën kundër korrupsionit.
“Lista e zezë në ShBA është shumë dinamike, emrat po diskutohen vazhdimisht. Nuk kam një afat kohor, sepse është një vendim i Uashingtonit, por ju siguroj se teksa flasim ka emra që janë marrë parasysh dhe jemi gjithmonë të hapur për të shtuar persona të rinj në listë.”, - deklaroi ambasadorja e ShBA-së, Angela Ageler.
Fetai: Askush nuk do të ngelet pa u sanksionuar
Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, theksoi se korrupsioni renditet ndër sfidat më të mëdha të vendit, por njëkohësisht edhe prioriteti më i lartë i Qeverisë. Askush nuk do të ngelet i pasanksionuar, porositi Fetai. Përmes detektimit dhe adresimit të korrupsionit në nivel të lartë bëhet me dije se askush nuk është mbi ligjin.
“Siguria sociale e qytetarëve tanë, integriteti i institucioneve tona janë nën kërcënim dhe nuk mund të lejojmë që kjo të vazhdojë kështu. Për këtë qëllim, Qeveria e RMV-së së bashku me partnerët ndërkombëtarë dhe ju si qytetarë të përgjegjshëm është e përkushtuar të krijojë mekanizma të forta për parandalimin e korrupsionit dhe kërkimin e llogaridhënies nga personat korruptiv. Kjo do të jetë e mundur vetëm përmes reformave sistematike dhe përmes krijimit të institucioneve të cilat në mënyrë transparente do të punojnë për të mirën e publikut.”, - theksoi zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai.
Fetai njoftoi se po zbatohen revizione sistemore në të gjitha institucionet publike, ndërsa do të shtohet bashkëpunimi ndërinstitucional për të luftuar korrupsionin. Do të plotësohet Kodi Penal, me qëllim harmonizimin e vjetërsimit të lëndëve, ndërsa do të fokusohet edhe në konfiskimin e mjeteve të siguruara në mënyrë kundërligjore.
FLORIJE KAMBERI
