Botë

Autoritetet nepaleze në alarm nga epidemitë

30.04.2015 10:36

Autoritetet në Nepal paralajmërojnë për rrezikun e përhapjes së epidemive vdekjeprurëse në vend...

Shkak sipas tyre është shkatërrimi i infrastrukturës së sistemit shëndetsor nga tërmeti i të shtunës dhe tejmbushja e spitaleve me të plagosur.
 
Në vend vijojnë operacionet për gjetjen e të mbijetuarve nën rrënoja.
 
Por organizatat ndërkombëtare thonë se shanset për gjetjen e personave të gjallë po shkojnë drejt zeros.
 
Numri zyrtar i viktimave deri më tani është mbi 5 mijë, por rrezikon të dyfishohet në përmbyllje të operacioneve.