GjND, fletarrest ndërkombëtar për Netanjahun
Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar fletarrest...

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu, ish-ministrin e Mbrojtjes, si dhe për zyrtarët e Hamasit.
Ata akuzohen për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit për luftën në Rripin e Gazës dhe për sulmet e tetorit në vitin 2023 në Izrael.
Vendimi i GjNP-së nënkupton se Netanjahu dhe të tjerët tani kërkohen ndërkombëtarisht si të dyshuar dhe ka të ngjarë t’i izolojë ata edhe më shumë. Megjithatë, këto fletarrestime mund të jenë të kufizuara në praktikë, duke qenë se Izraeli dhe aleati i tij kryesor, Shtetet e Bashkuara, nuk janë anëtarë të kësaj gjykate, ndërsa disa zyrtarë të Hamasit janë vrarë tashmë në këtë luftë.
Kryeministri izraelit, Netanjahu, e dënoi fletarrestimin e lëshuar ndaj tij, duke thënë se Izraeli "kundërshton me neveri veprimet absurde dhe të rreme".
Në deklaratën e lëshuar nga zyra e tij, ai tha se "nuk ka asgjë më të drejtë sesa lufta që Izraeli po kryen në Gazë.".
Ndërkohë banorët e Rripit të Gazës janë zgjuar edhe këtë mëngjes nga bombardimet izraelite, ku janë vrarë 71 palestinezë, ndërsa 176 të tjerë janë plagosur.
Shënjestër e sulmeve ishin objektet civile. Vetëm në një ndërtesë pesëkatëshe në lagjen Sheikh Radvan mbetën të vrarë 22 civilë.
