Qeveria i del në ndihmë kryeqytetit, naftë nga rezervat shtetërore

21.11.2024 19:21

Me naftë nga rezervat shtetërore...

Me naftë nga rezervat shtetërore, Qeveria ka vendosur ta ndihmojë qytetin e Shkupit që ta zgjidhë problemin me transportin publik.

Për të shfrytëzuar rezervat, Qeveria u desh që në mbledhjen e sotme të shpall gjendje krize, bëri të ditur zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi.