Maqedoni
Parashikimi i motit
22.11.2024 08:18
Kjo e premte do të jetë nën mbizotërimin e reshjeve të shiut me intensitet të lartë....

Kjo e premte do të jetë nën mbizotërimin e reshjeve të shiut me intensitet të lartë. Era do të fryjë e përforcuar nga drejtimi jugor, e cila gjatë natës do të ndryshojë drejtimin në veri. Gjatë natës reshjet e shiut fillimisht do të kalojnë në borë në male, e më pas në vende më të ulëta ku do të formohet mbulesë bore.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri në 4°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 9 deri në 14°C.
Në Shkup moti do të jetë kryesisht me vranësira, gjatë orëve të pasdites dhe në mbrëmje me reshje të shiut.Temperatura maksimale do të arrij në 12°C.
