Maqedoni

Qeveria me akademi solemne shënon Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

22.11.2024 11:34

Qeveria me akademi solemne shënon Ditën e Alfabetit të Gjuhën Shqipe....

Qeveria me akademi solemne shënon Ditën e Alfabetit të Gjuhën Shqipe. Kryeministri Hristijan Mickoski, në Akademinë Solemne në Qeveri, me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe tha se kjo ditë le të na frymëzojë që të punojmë bashkë, me dashuri për diturinë, me respekt për historinë dhe me pamje nga ardhmëria. Ai porositi që së bashku, të krijohet shoqëri në Maqedoninë e Veriut, ku siç theksoi, Gjuha dituria do të jetë valuta më e fuqishme. 

“Të dashur bashkëqytetarë, shkrim-leximi dhe arsimimi nuk janë luks, janë të drejta elementare dhe instrumente më të fuqishme për transformim të shoqërisë sonë. Rëndësia e tyre nuk mund të matet me numra, por ndikimi i tyre, shihet në jetën më të mirë të secilit individ dhe në përparimin e të gjithë bashkësisë. Të investojmë në shkrim-lexim, t’i hapim dyert e arsimit për të gjithë, të krijojmë shoqëri ku dituria do të jetë valuta më e fuqishme. Vetëm kështu mund të ndërtojmë shtet që do të jetë gati për të ardhshmen”, deklaroi Kryeministri Hristijan Mickoski.
 
Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë ua uroi edhe zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti.