Kina heq vizat për qytetarët e RMV-së

22.11.2024 15:07

Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës...

Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës njoftoi se do të zgjerojë politikën pa viza në nëntë vende të tjera, përfshirë Maqedoninë e Veriut.

Ky vendim do të vlejë për periudhën ndërmjet 30 nëntorit 2024 dhe 31 dhjetorit 2025 dhe vlen edhe për qytetarët nga Bullgaria, Rumania, Kroacia, Mali i Zi, Malta, Estonia, Letonia dhe Japonia.

Përveç kësaj, Kina do të zgjasë gjithashtu periudhën e qëndrimit pa viza nga 15 në 30 ditë.

Kjo masë për qytetarët e vendit do të jetë në fuqi duke filluar nga 30 nëntori 2024.