Life Style

Loja në “Facebook” që po alarmon prindërit francezë

30.04.2015 10:50

Një lojë që ka nisur në rrjetin social Facebook ka alarmuar të gjithë prindërit në Francë. Ajo 'fton' të rinjtë të zhduken për 12, 24 ose 72 orë...

 Autoritetet franceze janë vënë në lëvizje pas një denoncimi të familjes së një 13-vjeçareje në veri të Frances që ishte zhdukur pa gjurmë prej tre ditësh.
 
Vajza e njohur për publikun si Ema ishte rikthyer në shtëpi pasi kishte “kryer detyrimin” e vet për zhdukjen prej 72 orësh. 
 
Ajo ka refuzuar t’i tregojë policisë dhe prindërve të saj se ku ka qenë gjatë kohës kur nuk ishte në shtëpi. Autoritetet nuk kanë ende një shpjegim zyrtar për këtë lojë, por kanë apeluar te prindërit që të kenë kujdes. 
 
Një organizatë që është kundër lojërave të rrezikshme në Francë, ka këshilluar prindërit që të flasin me fëmijët për rrezikshmërinë e kësaj lojë. 
 
“Prindërit duhet t’u thonë fëmijëve se më mirë është të dështosh në këtë lojë se sa të rrezikojnë duke u zhdukur pasi ekziston mundësia për të mos u kthyer më kurrë në shtëpi”- thuhet në deklaraten e tyre.