Muzeu i alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir, aktivitete të shumta në Ditën e Alfabetit

22.11.2024 18:32

Shqiptarët në të gjitha trojet etnike dhe diasporë...

Shqiptarët në të gjitha trojet etnike dhe diasporë po shënojnë sot 116 vjetorin e Kongresit të Alfabetit, i cili i dha gjuhës tonë alfabetin e unifikuar prej 36 shkronjash.

Aktivitetet për Kongresin e Manastirit, në Muzeun e alfabetit kanë filluar që më 14 nëntor, për të kulmuar me aktivitetet e sotme me simpoziumin dhe koncertin në Manastir.

Në këtë periudhë janë organizuar edhe ekspozita të ndryshme, promovime librash, si dhe konferenca me temë “Zhvillimi i arsimit kombëtar dhe gjuha shqipe”.