Mickoski për vizitë dy ditore në Serbi

22.11.2024 20:32

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski....

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, po qëndron në Beograd ku po merr pjesë në panairin ndërkombëtarë “Vizioni i venës i Ballkanit të Hapur”, ndërsa është takuar me homologun e tij serb, Vuçeviq dhe presidentin Aleksadar Vuçiq.

Pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Mickoski theksoi nevojën për bashkëpunim më të madh ekonomik dhe politik.

“Të dy shtetet nuk kanë çështje të hapura dhe marrëdhëniet bazohen në respektin dhe miqësinë reciproke. Ne duhet të krijojmë ura për bashkëpunim ekonomik dhe politik me të gjithë fqinjët tanë dhe të ndërtojmë një të ardhme për qytetarët tanë”, ka bërë të ditur Mickoski.

Lidhur me takimin me kryeministrin Vuçeviq, Mickoski bën të ditur se është diskutuar për përmirësimin e bashkëpunimit në energjetikë, ekonomi dhe infrastrukturën e transportit, si dhe për përpjekjet e përbashkëta për të trajtuar sfidat rajonale.