Botë

Rusia e konfiskoi fabrikën për çokollata të presidentit ukrainas

30.04.2015 11:01

Autoritet ruse e konfiskuan fabrikën për çokollata të presidentit ukrainas Petro Poroshenko në qytetin rus Lipetsk, me qëllim që të pengohet shitja e saj...

Autoritet ruse e konfiskuan fabrikën për çokollata të presidentit ukrainas Petro Poroshenko në qytetin rus Lipetsk, me qëllim që të pengohet shitja e saj, njofton "Moskou tajms", duke transmetuar kumtesën nga firma amë Roshen.
 
Nga marsi i vitit 2014 kur Rusia e aneksoi Krimenë, fabrika në Lipetsk rregullisht është lëndë e bastisjeve policore, bojkotit dhe akuzave nga politika ruse se shërben për nxitjen dhe financimin e terrorizimit njofton Fena.
 
Mund të themi se pala ruse me qëllim i ndërmerr të gjitha hapat e mundshëm që ta pengojë shitjen e pronës e cila është në pronë të kompanisë në Rusi" theksohet në kumtesë nga Roen, ku paralajmërohet edhe padi penale.
 
Vlera e kësaj fabrike është vlerësuar në 39 milionë euro.
 
Presidenti ukrainas Proshenko, nofka e të cilit është "mbret i çokollatës" premtoi se do ta shesë kompaninë Roshen, vlera e së cilës para krizës arrinte 2,1 miliardë dollarë./mia