Maqedoni

Kuvend, po debatohet për thesarin e shtetit për vitin 2025

23.11.2024 14:29

Në një atmosferë të tensionuar ka kaluar edhe debate I sotshëm në Komisionin Parlamentarë për Financim dhe Buxhet...

Në një atmosferë të tensionuar ka kaluar edhe debate I sotshëm në Komisionin Parlamentarë për Financim dhe Buxhet, në të cilën po debatohet për propozim buxhetin për vitin 2025.
 
Ky buxhet sipas pushtetit është një nga buxhetet më të pasura, që siguron qëndrueshmëri financiare dhe zhvillim ekonomik, por për opozitën ky buxhet nuk është real, dhe është shkatërues për ekonomin e vendit. 
 
Nga Qeveria thonë se të gjithë këto përllogaritje financiare, janë të bazuara në proeksionet reale, dhe do të mundëson, funksionim të pa-ndërprerë të institucioneve shtetërore, dhe pages me kohë të të gjitha pagave dhe pensioneve. 
 
“Për reforma në Polici janë paraparë rritje të buxhetit për 238 për qind për dallim prej vitit 2024, te siguria publike rritje për 14 për qind, në sektorin për punë të brendshme rritje për 58 për qind”.
 
“Mua më shqetëson fakti I narativit tuaj politik dhe I mendësisë, dhe do ju kisha thënë dilni nga mendësia e opozitës sepse ende po shoh se jeni me mendësi në opozitë, sepse për cdo gjë vazhdoni ta fajsoni BDI-në”, u shpreh Rina Ajdari nga Fronti Europian. 
 
“Pjesa më e madhe e mjeteve financiare, mos të them 100 për qind të cilat janë të parapara në buxhet, janë për projekte të cilat janë në realizim e sipër”, theksoi Oliver Spasovski. 
 
Buxheti për përmirësimin e standartit jetësor të të rinjëve është rritur për disa herë, thonë nga VMRO-DPMNE. Sipas tyre standardi i studentëve është parashikuar të rritet për 52 për qind, në krahasim me vitin paraprak.
 
“Mjetet e planifikuara buxhetore për vitin 2025 të destinuara për të rinjët dhe standardin e studentëve , janë rritur për disa herë. Standardi I studentëve është rritur për 52 për qind, në krahasim me vitin 2024, apo janë siguruar rreth 2 miliardë denarë”, shprehen nga VMRO-DPMNE.
 
Derisa Qeveria premton zhvillim ekonomik, nga opozita thonë se po kërkohet alibi për futjen e vendit në borxhe të reja, dhe për përmirësimin e kësaj gjendje opozita ka parashtruar mbi 300 amandamente.
 
Zhvillimi ekonomik për vitin e ardhëshëm është parashikuar të ketë rritje deri në 3.7 për qind, ndërsa deficit buxheton do të arrinë në 4 për qind, ndërsa inflacioni është paraparë në 2,2 për qind. Pasi të mbaron debati në Komisionin Parlamentarë, buxheti si i tillë do ti drejtohet për debat në seancën parlamentare.   
 
FITIM KRYEZIU