Maqedoni

Pasholli nga BDI: VLEN premtoi se do të largohen nga “Ballkani i Hapur”

23.11.2024 14:44

Pasi kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski mori pjesë në takimin e radhës...

Pasi kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski mori pjesë në takimin e radhës për “Ballkanin e Hapur”, ka reaguar BDI, ku siç thanë, liderët e koalicionit VLEN në fushatë kanë premtuar se do të largohen nga kjo nismë.
 
Arbana Pasholli nga BDI, kujtoi deklaratat e liderëve të VLEN-it që ishin kundër kësaj nisme, ndërsa tani, siç tha, nuk ndahen nga VMRO dhe ZNAM që mendojnë se “Ballkani i Hapur” bën lidhjen e vendit me botën.
 
“Po i rikujtojmë pjesmarrësit në Qeverinë pa legjitimitet se jo më larg se para gjashtë muajve, deklaronin më sa vijon; Lëvizja Besa ka akuzuar Qeverinë e Maqedonisë së Veriut se është pjesmarrëse në projektin Ballkani i Hapur, I cili sipas tyre është një project sërbo-rus. Arben Taravari ka potencuar se Maqedonia duhet të tërhiqet nga Ballkani i Hpaur, pasi nuk është iniciativë e mirë. Zotri Mexhiti, si një nga arsyet kryesore për ndarjen nga partia e cila I mundësoi gjithcka na paska qenë Open Ballkani”, u shpreh Arbana Pasholli nga BDI.
 
Pasholli, përmendi edhe deklaratën e Kryeministrit Hristian Mickovskit, në hapjen e Panairit Ndërkombëtar për verëra, ushqim dhe turizëm “Vizioni i verës së Ballkanit të Hapur” në Beograd, i cili u shpreh se kjo nismë lidh rajonin me botën. 
 
FARIJE DAUTI BAKIU