Maqedoni

Kaosi me trasportin publik, Kuzeska: Fajin më të madh e ka VMRO- DPMNE

23.11.2024 15:08

Kaosi i shkaktuar në Qytetin e Shkupit për sa i përket transportit Publik...

Kaosi i shkaktuar në Qytetin e Shkupit për sa i përket transportit Publik, ka përplasur edhe sot opozitën maqedonase LSDM dhe liderin e VMRO-DPMNE-së, dhe njëherit edhe Kryeministrin e vendit Hristijan Mickovski. Sipas zëdhënësesë së LSDM-së Bogdanka Kuzeska fajin më të madh për kaosin në Shkup e ka Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja. 
 
“Shkupianët janë viktima të paaftësisë dhe kalkulimeve të ndërsjella. I njëjti Mickoski, i cili premtoi Shkup modern dhe transport publik falas me menaxherin më të madh, e dëgjojmë me njoftime të reja për autobusët. Shkupi është në kaos dhe mosfunksionim total, nuk ka autobusë fare, dhe situata në sistemin e transportit publik është shumë e keqe. Është performanca e Mickoskit në Shkup dhe premtimet e tij në zgjedhje që shkupjanët e mbajnë mend shumë mirë. Mickoski në vend të gënjeshtrave të reja, duhet tju kërkojë falje qytetarëve dhe më në fund të fillojë të bëjë diçka për Shkupin dhe Shkupjanët”, u shpreh zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.
 
Mickovski: Do të sigurojmë 150 autobusë elektrik
 
Por Kryeministri i vendit edhe pse është në vizit zyrtare në Beograd, ai nuk hezitoi të japë shpjegime për situatën e transportin publik, duke thekësuar se nga rezervat shtetërore janë ndarë 250 mijë litra derivate, porkjo nuk është zgjidhje e përhershme.
 
“Kjo sasi prej 250 mijë litra derivate janë deponuar deri tek Ndërmarrja e Tranportit Publik, dhe sot situataështë normalizuar. Tani menaxhmenti i ndërmarrjes deri tek biroja për shpalljet publike ka dorëzuar kërkes për realizimin e procedurës së shpejtë për të siguruar derivate plotësuese dhe nga Byroja janë përgjigjur pozitivishtë. Dhe shumë shpejtë do ta dalim me plan për sigurimin e 100 deri më 150 autobusëve elektrik, të cilat do të ndaheshin në disa qytete. Dhe këtë ofertë që e ka dhënë Arsovska që të meret kredi për autobusë të rinjë nuk është zgjidhje”, u shpreh kryeministëri i RMV-së, Hristijan Mickovski.
 
Në mungesë të transport publik të regulltë dhe funksional në kryeqytete, u prononcuan edhe nga sindikati I transportuesve privat.
 
“Transportuesit privat nga e hënë do ta japin maksimumin e tyre me të gjithë kapacitetin që e posedojnë”, theksoi transportuesi privat.
 
“Ne I kemi rreth 200 autobusë që po qëndrojnë të parkuar, mundet që të gjithë këto të vendosen në funksion, por vetëm kërkojmë rritjen e çmimit për kilometrin e kaluar, dhe ky cmim është real”, u shpreh trasnportuesi privat.
 
Ndryshe kaosi në Qytetin e Shkupit sa i përket trnsportit publik, lindi si problem kurr ndërmarja e Transportit Publik informoi se përshkak të borxheve nuk janë në mundësi të sigurojnë sasi të reja të derivative, ndërsa Qeveria lëshoi nga rezervat shtetrërore vetëm 250 mijë litra, nga rezervat shtetërore. 
 
FITIM KRYEZIU