Maqedoni
“Vlen”, zbulon skandalin: Bdi, ka tentuar të rikthej Gruevskin në Shkup
23.11.2024 16:10
“BDI, përmes eksponentëve të saj ka orkestruar skenar për rikthimin senzacional...

“BDI, përmes eksponentëve të saj ka orkestruar skenar për rikthimin senzacional të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, në Shkup”,- shprehet Driton Sulejmani, zëdhënës i Kualicionit “Vlen”.
Sipas tij, ky plan ka dështuar, por përmes këtij dështimi dali sheshazi qëllimet e tyre të errëta. Sulejmani zbulon detaje të takimeve të feshta, që janë bërë për rikthimin e Gruevskit nga Budapesti.
“Në detajet shokuese rreth operacionit për rikthimin e Gruevskit në Maqedoninë e Veriut, kanë qenë të inkuadruar një grup kontrabanduesish në krye me kryetarin e partisë Ali Gruevski Ahmeti, ish-Zv/Kryeministrin Artan Kazino Grubin dhe ish-Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Pacient Osmanin, i cili gjatë kohës derisa ishte ministër e kishte takuar Gruevskin në Budapest. Për kthimin e Gruevskit, ka patur një takim në Vodno. Në këtë takim që është mbajtur në muajin Mars, kanë marrë pjesë: Stevo Pendarovski, Dimitar Kovaçevski, Ali Ahmeti, Bojan Mariçiç, Artan Grubi dhe Bujar Osmani. Aliu, ka theksuar se ky i fundit mund të kthehet në dy mënyra: Nëpërmjet faljes nga presidenti dhe nëpërmjet njerëzve të tyre në gjykata ,që paraqet edhe një dëshmi për përzierjene tyre në sistemin gjyqësor", u shpreh zëdhënësi i koalicionit “Vlen”, Driton Sulejmani.
Sipas kualizionin Vlen, biseda e këtij takimi është inçizuar me telefon nga një i punësuar në administrat. Sulejmani thotë se, Ahmeti ka bërë presion edhe mbi Gjykatat në vend për kthimin e Gruevskit.
“Ahmeti dhe BDI, për të zbatuar planin e tyre për lirimin e Gruevskit, kryenin presion të ashpër ndaj Gjykatës së Lartë, por këtu hasën në rezistencë të kryetares së kësaj gjykatë, Besa Ademit, ndaj të cilës më vonë u ngrit iniciativë për shkarkim si pasojë e mosdëgjimit të urdhërave. Ambasadori Holandës, kishte vizituar Ali Gruevskin në Reçicë të Vogël, ku i kishte dhënë vërejtje se ai dhe partia e tij, duhet të heqin dorë nga gjykatat dhe të ndalojnë presionin ndaj tyre.Kujtojmë se edhe ndryshimet në kodin penal që u realizuan nga BDI, janë sjellë me qëllim që të amnestohet dhe aktivizohet Gruevski nga Budapesti”, theksoi Sulejmani.
Sipas Sulejmanit, BDI në bashkëpunim me LSDM ka tentuar që ta rikthejnë Nikolla Gruevskin në Maqedoni, që të përçajë VMRO-DPMNE-në, me shpresë që përmes kësaj përçarje do të jetë pjesë e Qeverisë.
“Opinioni është i njoftuar për tentimet e BDI-së në bashkëpunim me LSDM-në për ta rikthyer Nikolla Gruevskin në Maqedoninë e Veriut. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për tentativat e njëpasnjëshme të BDI-së për ta rikthyer Gruevskin me të vetmen shpresë që të shkaktojë përçarje në VMRO duke e ditur se e vetmja mënyrë që ata të vijnë në Qeverinë e ardhshme do të ishte një përçarje e VMRO-së”, shtoi Sulejmani.
Qasja e Ali Ahmetit për Nikolla Gruevskin edhe përkundër politikave të tij antishqiptëre, na bën të konstatojmë që e ka të lehtë ta rikthejë dhe amnestoje Gruevskin, sepse të bëmat e tij nuk paskan qenë me gjasë vetëm të tijë, por në bashkëpunim me të keqen e shqiptarëve BDI- thonë nga Vlen
FARIJE DAUTI BAKIU
