Botë

Mbi 150 të lënduar në përleshjet midis policisë dhe mësimdhënësve grevistë në Brazil

30.04.2015 11:07

Të paktën 150 persona janë lënduar, prej të cilëve 20 policë në përleshjet midis policisë dhe mësimdhënësve grevistë në qytetin brazilian Kuritiba, njoftuan autoritetet lokale...

Policia përdori plumba gome, gaz lotsjellës dhe shok bomba kundër grevistëve, të cilët u përpoqën të depërtonin përmes kordonit policor rreth ndërtesës së Parlamentit të shtetit federal Parana, ku është folur për zvogëlimin e planeve pensionale të arsimtarëve.
 
Kryetari i Kuritibasit, Gustavo Fruet ngjarjen e vlerësoi si "luftë dhe tragjedi të paparë", me ç'rast janë përgjegjëse forcat e rendit.
 

Autoritetet e shtetit federal Parana shprehën keqardhje për shkak të konfrontimit, nga "agresioni dhe vandalizmi", të paraqitura nga protestuesit, të cilët lidhen me grevistët.

Autoritetet kanë publikuar se ka pasur protestues të maskuar, të cilët kanë përdorur gurë, bomba dhe shufra hekuri dhe kanë tentuar të depërtojnë përmes kordonit policor dhe të hyjnë në Parlament./mia