Maqedoni

Kumanovë, komuna subvencionon kyçjen në rrjetin e gazit

24.11.2024 13:58

Në fillimin e sezonit të ngrohjes, Komuna e Kumanovës edhe këtë vit ka vendosur...

Në fillimin e sezonit të ngrohjes, Komuna e Kumanovës edhe këtë vit ka vendosur ti subvencionojë të gjithë të interesuarit për kyçje në rrjetin e gazit. Paraprakisht Komuna ngriti këtë shërbim për 50 % përqind, por që subvencionimi do të arrijë në 25.000 denarë.
 
"Me ngritjen e çmimit tani kyçje në rretin e gazit për persona fizik do të kushtojë 1.285 euro, kurse për persona juridik 1.885 euro. Ky vendim është marrur në seancën e fundi të Këshilli Komunal të Kumanovës. Mirëpo Këshilli gjithashtu ka vendosur që Komuna çdo të interesuar për kyçje në rrjetin e gazifikimit ta subvencionojë me 25.000 denarë", ka deklaruar Marko Mitrovski, Drejtor i NP " Kumanovo gas".
 
Kumanova është një ndër qytetet kryesore në ngritjen e infrastrukturës së gasifikimit në pjesë të ndryshme të qytetit. Tashmë disa vjet në Kumanovë po punohet në kyçjen e këtij energensi të lirë si në institucionet publike poashtu edhe në objekte private.
 
Tashmë pjesa më e madhe e institucioneve komunale dhe shtetërore ngrohen me gaz natyrorë. Ndërkaq viteve të fundit dukshëm është shtuar interesimi edhe tek personat fizik në rrjetin e gasifikimit.
 
Nga NP “Kumanova Gas” kanë kërkuar edhe nga Qeveria e RMV që të subvencionojë shfrytëzuesit e ardhshëm të gazit.
 
FATLUM AQIFI