Maqedoni

LSDM, mban kongresin e 30-të, Panovska, nënkryetare e re e LSDM-së

24.11.2024 14:50

Humbja nuk është fundi, por është shansë për një fillim të ri...

Dikush më shumë e dikush më pak është fajtor për rezultatin më të keq në historinë e zgjedhore të LSDM-së. Arsyet e dështimit të partisë janë shumështresore – në vend që të punojmë në shtëpi, të gjithë energjinë tonë e orientuam drejt integrimit evropian, u tha Venko Filipçe bashkëpartiakëve në Kongresin e 30-të të kësaj partia.
 
Ky Kongres sipas tij është një pikë kthese në aktivitetet e opozitës dhe se do ta kthejë partinë aty ku e ka vendin - në binarin fitues. 
 
“Jam dakord me shumë nga kritikat dhe ato janë një udhërrëfyes për ne në të ardhmen. LSDM nuk do të dorëzohet, kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë. Kjo parti nuk është pronë e askujt. Kanë kaluar pesë muaj që kur jam zgjedhur kryetar i partisë. Nuk kam zgjidhje magjike me të cilën LSDM, mund të bëhet parti në pushtet brenda natës. Kemi shumë punë përpara. Për LSDM-në, nuk ka alternativë tjetër përveç kalimit të këtyre rrjeteve opozitare apo pengesave, të ngritet dhe të rikthehet akoma më e fuqishme në skenën politike ”, u shpreh kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
 
Pesë muajsh pas dorëheqjes së nënkryetarëve, LSDM zgjodhi Bordin Mbikëqyrës dhe Qendror. Nënkryetare  e re e partisë është zgjedhur Fani Karanfilova Pavlovska.
 
“Është person që njihemi për një kohë shumë të gjatë dhe e di që mbart në vete vendosëshmëri dhe besim, vlerat e social demokratikëve. Mori pjesë në punën e shumë organizatave qytetare, sidomos kontributin më të madhe  dha ne Fondacionin “ Shoqëri e Hapur” dhe ka bashkëpunuar me subjekte të tjera juridike, të cilat ndajnë vlerat , ashtu sic janë vendosur edhe në postulatat e partisë sonë”, theksoi Filipçe.
 
Mickovski: Nuk pres të ofrojë cilësi LSDM-ja 
 
Kreu VMRO-DPMNE-së, Hrsitian Mickovski, i komenton me shumë skepticizëm emrimet e reja dhe thotë se nuk pret nga LSDM-ja ofrojnë ndonjë cilësi në skenenë politike.
 
“Nuk pres që LSDM-ja opozitare t'i ofrojë ndonjë cilësi të re skenës politike, edhe pse duhet të pranoj se ne si qeveri kemi nevojë për një opozitë cilësore dhe konstruktive. Nuk pres që të ndryshojë asgjë, shpifjet e rreme, trillimet, insinuatat, politikat e pasioneve të ulëta, temat ditore politike dhe jo vizioni për të ardhmen do të vazhdojnë. Pra, nëse kjo do të thotë ndonjë gjë, këtu është këshilla ime për ta që të përpiqen plotësisht të ristruktruohen dhe rindërtohen si nga ana programore ashtu edhe nga ana e kadrovike”, u shpreh kryeministri i RMV-së Hristijan Mickovski.
 
Sipas statutit të partisë, mandati i Filipçes përfundon në mars, kur do të duhet të mbahen sërish zgjedhjet partiake për president të ri.
 
FARIJE DAUTI BAKIU