Maqedoni

Koridori 8-të, Qyra: I rëndësishëm për bizneset ne rajon

24.11.2024 16:03

Biznesmeni Mendi Qyra thekson rëndësinë e Koridorit 8...

Biznesmeni Mendi Qyra thekson rëndësinë e Koridorit 8 si një mundësi të madhe për zhvillimin e bizneseve në rajon.
 
Ai shprehet se ky projekt infrastruktural do të krijojë mundësi të reja për rritjen e aktivitetit ekonomik, duke përmirësuar lidhjet me rajone të tjera dhe duke tërhequr investime të reja. 
 
“Në mënyrë indirekte do ketë ndikim sepse është arterje kryesore një pjesë që lidhë pjesën e detit te zi dhe adriatikut dhe lidh këttë pjesë tonë me evropën dhe në mënyr automatike bën që investimet e huaja do të ken interesim në Maqedonin e Veriut”, u shpreh kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Mendi Qyra. 
 
Sipat  Mendi Qyrës ky projekt do te mbyllet mbrenda 4 viteve pasi punohet ne mënyre serjoz.
 
“Kryetar e Odës Ekonomike -  Mendoj se dikundi 4 Vite kjo kompani do mbyllet se kemi të bëjmë me një kompani serozë Behtel dhe Enka e cila vet se ka berë  infrastukturen ne ballkan Shiperi dhe Kosov dhe mendojme se edhe ket projekt do ta realizoj ne afat kohor te parapar”, theksoi Qyra.
 
Sipas tij,për turizmin, Koridori 8 do të lehtësojë qarkullimin e turistëve dhe do të rrisë numrin e vizitorëve, duke sjellë përfitime për hoteleritë, restorantet dhe bizneset e tjera lokale. Në këtë mënyrë, ai është një element kyç që do të nxisë zhvillimin ekonomik të qytetit të Strugës.
 
FITORE