Botë
Nepal, afro 5,500 të vdekur nga tërmeti
30.04.2015 12:01
Autoritetet në Nepal kanë bërë të ditur se numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues ka arritur në gati 5,500.

Policia në kryeqytetin Kathmandu ka thënë se 5,489 njerëz kanë vdekur, ndërsa 11,440 janë plagosur.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka biseduar me kryeministrin e Nepalit, Sushil Korala, për t’i ofruar ndihmë për të mbijetuarit, përfshirë edhe ndihmën ushtarake të ShBA-së.
Kombet e Bashkuara kanë bërë apel për 415 milionë dollarë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti, që ka ndodhur më 25 prill.
