Botë

Rrëzohet një aeroplan në Lituani, një i vdekur, tre të lënduar

25.11.2024 10:09

Të paktën një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar pasi një aeroplan mallrash...

Të paktën një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar pasi një aeroplan mallrash u rrëzua pranë aeroportit Vilnius në Lituani, në orët e para të mëngjesit. 

Boeing 737, i operuar për DHL nga linja ajrore spanjolle e mallrave Suiftair, u rrëzua pranë një shtëpie teksa ishte gati për ulje, kanë bërë të ditur autoritetet lokale. Shërbimet e shpëtimit kanë bërë të ditur se të gjithë ata që ishin në fluturim nga Lajpcig në Gjermani, janë regjistruar.
 
Avioni u nis nga qendra e DHL-së në aeroportin e Lajpcigut dhe u rrëzua rreth një orë e gjysmë më vonë, sipas të dhënave nga faqja e internetit për gjurmimin e fluturimeve Flightradar24. Shkaku i rrëzimit nuk dihet dhe autoritetet lituaneze kanë nisur një hetim. DHL-ja ka konfirmuar se kishte në pronësi avionin.
 
Autoritetet kanë thënë se nuk kanë asnjë të dhënë për momentin që sugjeron se ka pasur një shpërthim përpara rrëzimit.