Konflikti Izrael-Hezbollah, marrëveshja e armëpushimit është shumë afër

25.11.2024 11:18

Një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah..

Një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah është “shumë afër”, ka thënë një burim për CNN. 

Ndërkohë  zyrtarët amerikanë dhe izraelitë paralajmëruan se ende nuk u ishte dhënë drita jeshile ndërmjetësuesve. Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë paralajmëruan se ende nuk u ishte dhënë drita jeshile ndërmjetësuesve. 
 
“Ne po ecim në këtë drejtim, por ka ende disa çështje për t’u trajtuar”, citohet të ketë thënë një zëdhënës i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu. 
 
Izraeli nisi një ofensivë të madhe në Liban në mesin e shtatorit, pas disa muajsh të sulmeve kufitare, të cilat filluan kur Hezbollahu sulmoi Izraelin në solidaritet me Hamasin dhe palestinezët në Gazë. Që atëherë, Izraeli ka nisur një pushtim tokësor, ka vrarë një varg liderësh të Hezbollahut – duke përfshirë një nga themeluesit e tij, Hasan Nasrallah dhe ka plagosur mijëra njerëz. 
 
I dërguari i ShBA-së, Amos Hoshtajn ka zhvilluar bisedime këtë javë me zyrtarët rajonalë në përpjekje për të arritur një marrëveshje. Reporteri i Aksios, Barak Ravid, citoi një burim të thoshte se Hoshtajn i kishte thënë ambasadorit izraelit në Uashington të shtunën se nëse Izraeli nuk përgjigjet pozitivisht në ditët në vijim ndaj propozimit të armëpushimit, ai do të tërhiqej nga përpjekjet e ndërmjetësimit.