Maqedoni

Uashington, Hoj Ji raporton për situatën në Maqedoni

30.04.2015 12:08

Ndihmëszëvedëssekretari amerikan i Shtetit, Hojt Ji, e ka përsëritur thirrjen deri te autoritetet e Maqedonisë që të përballen me rastin e përgjimeve, si dhe thirrjen deri te partia...

Ndihmëszëvedëssekretari amerikan i Shtetit, Hojt Ji, e ka përsëritur thirrjen deri te autoritetet e Maqedonisë që të përballen me rastin e përgjimeve, si dhe thirrjen deri te partia opozitare, LSDM, që të kthehet në kuvend. Ji, ka folur në Komisionin për Politikë të Jashtme të Dhomës Përfaqësuese amerikane mbrëmë, së bashku me Suzan Fric, drejtuese e sektorit për Evropën dhe Euroazinë e agjencisë USAID.
 
"I mbështesim aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Kohën e fundit ne dhe partnerët tanë evropianë me shqetësim e përcjellim krizën politike në Maqedoni të ndërlidhur me publikimin e materialeve të përgjuara nga ana e liderit të partisë opozitare. I bëj thirrje qeverisë që të përballet me materialet e përgjuara, në mënyrë që e tregon përkushtimin e parimeve euroatlantike. E inkurajojmë opozitën, e cila për momentin e bojkoton kuvendin, të kthehet në atë trup dhe të ndihmojë ta zgjidhë krizën. Jemi të shqetësuar edhe për dallimet rritëse mes shoqërisë etnike të Maqedonisë dhe komunitetit etnik shqiptar. Integrimi i Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian mbetet i rëndësishëm që të arrihet paqe e përhershme dhe stabilitet në rajon. Me qeverinë e re në Athinë, i inkurajojmë dy palët që të arrijnë zgjidhje të përbashkët, të pranueshme për kontestin e emrit, i cili e bllokon progresin e vendit në integrimet euroatlantike"- deklaroi zëvendësndihmëssekretari i shtetit.