Maqedoni
Prokuroria: Kemi prova materiale, vërtetojnë që Palevski është autor i vrasjes
25.11.2024 12:00
“Ka prova materiale që e lidhin të akuzuarin e parë, Ljupço Palevski - Palço, me vrasjen e të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi.”...

“Ka prova materiale që e lidhin të akuzuarin e parë, Ljupço Palevski - Palço, me vrasjen e të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi.”. Këtë e thanë sot prokuroret Zhaklina Kërstevska Josifovska dhe Ana Stojkoviq Dimitrovska, para fillimit të seancës së re gjyqësore. Ato për herë të parë u deklaruan publikisht që nga fillimi i gjykimit, ndërsa komentuan edhe pretendimin e të akuzuarit Vlatko Keshishev, i cili dorëzoi deklaratë të re, ku thuhet se Palevski nuk ka qenë në vendin e vrasjes, por ka fjetur në parti.
“Prokuroria themelore e Shkupit ka mjaftueshëm dëshmi me të cilat do të dëshmojë. Pas dëshmive verbale vijnë ato materiale përmes të së cilave do të sqarohen në tërësi disa rrethana të cilat në opinion lënë pikëpyetje se çfarë ka ndodhur.”, - deklaroi prokurorja, Zhaklina Kërstevska Josifovska.
“Deklarata e Keshishovit në këtë fazë nuk ka vlerë dëshmuese, sepse sipas dispozitave të ligjit për procedurë penale edhe ai, por edhe të akuzuarit tjerë, në fund të procesit gjyqësor do të kenë të drejtë të kenë mbrojtje, të japin deklaratë, e cila do t’i nënshtrohet pyetjeve nga të dyja palët të Prokurorisë dhe mbrojtjes, ku do të duhej të sqarohen të gjitha rrethanat.”, - theksoi ndihmës prokurorja, Ana Stojkoviq Dimitrovska.
