Sot Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Gruas

25.11.2024 14:34

Sot Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Gruas...

Dhuna ndaj grave është një problem global. OKB vlerëson se deri në 70 për qind e grave vuajnë nga dhuna seksuale, fizike ose psikike të paktën një herë në jetën e tyre.

Dita e 25 Nëntorit konsiderohet si ditë aksioni kundër dhunës ndaj grave dhe kërkon të tërheqë vëmendjen kudo në botë për dhunën ndaj tyre.

Synimi është denoncimi i dhunës në familje, si edhe dhuna kundër gruas në luftëra apo kur janë në arrati.

Protesta e grave sot drejtohet kundër abuzimit dhe përdhunimit, kundër martesave të detyruara dhe prostitucionit të detyruar.

Në vitin 2022 sipas OKB-së, 48.800 gra në botë u shuan nga dhuna.