Ekonomi
A do të rritet çmimi i energjisë elektrike? Mickoski: Do të bëjmë gjithçka, që çmimi mos të rritet
25.11.2024 14:46
Institucionet kompetente për energjinë elektrike bëjnë kalkulimet për çmimin përfundimtar...

Institucionet kompetente për energjinë elektrike bëjnë kalkulimet për çmimin përfundimtar që qytetarët dhe kompanitë do të duhet të paguajnë për shërbimet që marrin. Kryeministri Hristijan Mickoski zotohet se Qeveria do të luftojë deri në fund, që as pas 1 janarit të mos ketë 3 për qind rritje të çmimit të energjisë elektrike në tregun rregullator. Sipas tij, maksimumi që mund të ndodh është që të ketë rritje prej 3 për qind në bllokun e tretë dhe të katërt, ndërsa në bllokun e parë dhe të dytë, ku është numri më i madh i konsumatorëve të mos ketë fare rritje.
“Do të bëjmë gjithçka që të optimizojmë dhe çmimi i energjisë elektrike të mos shtrenjtohet, në rastin më të keq do të jetë me 3 për qind në bllokun e tretë dhe të katërt. Këtë e bëjmë se me të vërtetë nuk duam që qytetarëve t’ua vështirësojmë edhe ashtu jetën e vështirë. Nëse veprojmë në mënyrë të papërgjegjshme dhe nuk luftojmë dhe i rrisim faturat 20-30 për qind, gjithçka do të bëhet më e shtrenjtë. Paramendoni se çfarë do të ndodhë dhe çfarë tronditje do të jetë në aspektin e inflacionit.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Bislimovski: Nuk do të lejojmë shok energjetik
Një pjesë e kompanive energjetike kanë pasur kostoja të mëdha dhe kanë kërkuar rritje të çmimit të energjetikës deri në 80%. Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski, thotë se nuk do të lejojë shok energjetik për amvisëritë dhe kompanitë, por në rast se në berz çmimi lëviz, mund të ketë rritje minimale të çmimit.
“Gjatë përcaktimit të çmimit për energjinë elektrike, elementet më të rëndësishme do të jenë kostoja e prokurimit të energjisë elektrike të furnizuesit universal, më pas kostoja e prokurimit të humbjeve në MEPSO dhe kostoja e prokurimit të humbjeve në shpërndarjen e energjisë elektrike për rrjetin e shpërndarjes. Tenderi për koston e humbjes në shpërndarjn e energjisë elektrike, pjesa e dytë e tenderit do të jetë me 27 nëntor, atëherë do të dimë çmimin përfundimtar. Do të jetë tender për 50 për qind të sasisë, tenderi i parë është i mbaruar për 40 për qind të sasisë. Tenderi për MEPSO-n besoj se do të jetë javën e ardhshme, ndërsa këtë javë do të kemi edhe tenderin për EVN HOME. Kështu që në këtë moment nuk mund të di se sa do të jenë çmimet.”, - theksoi kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski.
EVN HOME si furnizues universal do të ketë fjalën e fundit në krijimin e çmimit të energjisë elektrike, ndërsa nga Qeveria thonë se oferta e re e EMV-së do të lëvizë prej 58 deri në 62 euro.
SANIJE DURAKU
