Transporti publik, Mickoski: Do të blejmë 100-120 autobusë elektrikë
Prej sot transporti publik në qytetin e Shkupit....

Prej sot transporti publik në qytetin e Shkupit është normalizuar pasi iu mundësua Ndërmarrjes për Qarkullim Publik të marrë karburante nga rezervat e naftës së Qeverisë deri në lidhje të kontratës së re me furnizuesin. U rikthyen edhe transportuesit privat.
Që nesër qytetit të Shkupit, gjegjësisht NQP-së do t'i dhurohen gjashtë autobusë elektrikë, ndërsa Qeveria do të blejë 100 deri në 120 autobusë elektrikë, të cilët më pas do t’i dhurojë për transportin publik nëpër komuna, bëri të ditur kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.
“Ne si qeveri, pasi pamë që problemi ishte serioz dhe se qyteti nuk mund të gjente zgjidhje, vendosëm t'u kërkonim qytetarëve që nëpërmjet rezervave të naftës të ndërhynin për t'i dhënë hua qytetit, pra NQP-së, 250 mijë tonë, dhe e bëmë në të njëjtën ditë dhe gjendja u stabilizua nga e nesërmja. Ndërkohë në një bisedë telefonike me kryetaren e qytetit, i kërkova përmes NQP-së të paraqiste një kërkesë në byronë e prokurimeve publike. Byroja e prokurimit publik pasi ka konstatuar se kërkesa është në bazë të ligjit është përgjigjur pozitivisht, kështu që ajo procedurë duhet të ketë filluar sot, sepse ata 250 tonë mund të jenë ndoshta vetëm për 10 ditë. Nga ana tjetër, ne po bëjmë edhe pjesën tjetër me sigurimin e 100 deri më 120 autobusë elektrikë, të cilat do të destinohen për të gjitha komunat që kanë transport publik.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Mexhiti: Me autobusët elektrikë do të ulim ndotjen
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Maxhiti, theksoi se edhe Ministria e Ekologjisë e ka ndihmuar këtë projekt shumë madhor, që ka të bëjë edhe për normalizimin e transportit publik, por edhe që do të ndikojnë në uljen e ndotjes së ajrit.
“Transporti publik nesër apo pasnesër do të pranojë një donacion bashkë me Unionin Evropian prej 6 autobusëve elektrikë për Qytetin e Shkupit, respektivisht për ndërmarrjen publike, që këtë transport edhe ne e ndihmuam nga rezervat e naftës. Por, Qeveria po shqyrton edhe idenë e blerjes së 100 deri më 120 autobusë elektrik. Ndërsa ne po punojmë edhe për çështjen e gazifikimit dhe me këtë do të kontribuojmë edhe për uljen e ndotjes, por edhe të sigurojmë një burim energjie alternativë që të jetë më i lirë.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Këtë deklaratë Mexhiti e bëri gjatë vizitës të cilën e kishte realizuar në Vizbeg të Shkupit, ku nga afër kishte mundësi të bisedojë me bizneset në këtë lagje të Shkupit, me qëllim të informimit të tyre me idetë e Qeverisë për zhvillimin e kësaj zone dhe ofrimin e kushteve sa më të mira për bizneset, të cilat qarkullojnë në këtë pjesë të Shkupit. (Fitim Kryeziu, TVM2)
