Maqedoni

Andonovski: Parandalimi i rëndësishëm i strategjisë dhe ligjit

25.11.2024 16:56

Monitorimi dhe parandalimi i sistemeve do të jetë segment i rëndësishëm i strategjisë dhe ligjit për sigurinë kibernetike...

Monitorimi dhe parandalimi i sistemeve do të jetë segment i rëndësishëm i strategjisë dhe ligjit për sigurinë kibernetike, deklaroi sot ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, para fillimit të takimit të grupit punues për hartimin e ligjit për sigurinë kibernetike. Andonovski vlerësoi se ligji për sigurinë kibernetike do të përshtatet plotësisht me direktivat e BE-së, në harmoni me strategjinë kibernetike, që është në procedurë qeveritare dhe pritet të miratohet deri në fund të vitit.
 
“Ka nisur punën grupi i punës për përgatitjen e ligjit të parë për sigurinë e sistemeve të komunikimit informativ, i njohur në opinion si ligji për sigurinë kibernetike. Për fat të keq, ne ishim i vetmi vend që nuk kishim një ligj të tillë në rajon dhe në BE. Grupi i punës përbëhet nga përfaqësues të ministrive kyçe që kanë të bëjnë me sigurinë kibernetike: ministritë e Punëve të Brendshme, Mbrojtjes, Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.”, - deklaroi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski.
 
Lidhur me sulmet kibernetike, Andonovski thotë se ashtu si në vendet e tjera, ka mesazhe që u dërgohen në mënyrë të rreme qytetarëve, sikur të ishin nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor. Se mesazhe të tilla vijnë edhe nga Fejsbuku e të ngjashme. Është mirë, tha ai, që Fondi ka njoftuar qytetarët për ekzistimin e mesazheve false. Kjo do të ndodhë edhe në periudhën e ardhshme. Çdo 11 sekonda, ndonjë institucion, agjenci në botë është nën një lloj sulmi kibernetik. Kjo është e ardhmja që do të na ndodhë. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI