Botë
Tiranë, Spiropali priti homologen çeke
25.11.2024 17:20
Urgjenca e integrimit euroatlantik të Kosovës dhe vizioni për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian...

Urgjenca e integrimit euroatlantik të Kosovës dhe vizioni për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ishin temat kryesore për të cilat kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, i shprehu homologes çeke, gjatë një konference të përbashkët në Tiranë.
“Kanë dëshmuar angazhimin e tyre për të promovuar stabilitet. Shqyrtuam mundësitë e rritjes së bashkëpunimit. Presim mbledhjen e ardhshme që do të zhvillohet në Tiranë në 2025 për të treguar angazhimin e përbashkët. Diskutuam mënyrat për potencial të mëtejshëm, këto partneritete për ndërtimin e së ardhmes. Diskutimet shkuan dhe më tej. Theksuam urgjencën e integrimit euroatlantik të Kosovës duke mbështetur dialogun e Kosovës dhe Serbisë. Rikonfirmuam vizionin për të ardhmen e RMV-së. Ky vizion shtrihet dhe më gjerë. Theksuam mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus.”, - deklaroi kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Marketa Adamova, kryetare e Kuvendit të Çekisë, foli për marrëdhëniet tregtare me Shqipërinë dhe tha se mbi 100 mijë turistë çekë po vijnë në Shqipëri.
“Vizita ime e parë në vendin tuaj të bukur. Ka qenë dëshira ime ta bëj këtë vizitë që nga momenti që jam bërë kryetare e Dhomës së Deputetëve. Vlerësoj mundësinë që të diskutoj me ju për çështje të sigurisë në Evropë. Marrëdhëniet mes Çekisë dhe Shqipërisë janë të fuqishme. Marrëdhëniet tona tregtare, diçka për të cilën jemi krenarë. Turizmi po lulëzon në marrëdhëniet mes 2 vendeve tona. Janë mbi 100 mijë çekë që po vijnë për turizëm në Shqipëri. Do të punojmë dhe më shumë në këtë fushë. Bashkëpunimi ynë i lidhur ngushtë me qëllimin e Shqipërisë për integrimin në BE.”, - theksoi kryetarja e Kuvendit të Çekisë, Marketa Adamova.
Gjatë takimit, dy zyrtaret e larta theksuan edhe mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë ndaj Ukrainës, në luftën e saj kundër agresionit rus deri në çlirimin e plotë të këtij vendi.
LULJETA NDOKA
