LPFM, tri skuadra në garë për titullin kampion
25.11.2024 17:26
Të dielën u zhvilluan ndeshjet e javës së 15-të, të LPFM-së pas së cilave tri skuadra Shkëndija, Gostivari e Sileksi e kryesojnë renditjen...

Në ndeshjen e fundit të javës së 15-të, të elitës së futbollit vendor, skuadra e Shkëndijës në transfertë me rezultatin minimal 1:0 e mundi Pelisterin. Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e 36-të, të takimit ndërsa autor ishte Ramadani. Për manastirasit ishte kjo humbja e parë sezonale në terren vendas, e cila e la në pozitën e shtatë të renditjes.
Skuadra e Shkupit, në këtë javë ka pësuar një dush të ftohët në Çair. Këta ishin mikpritës të veriorëve të Sileksit dhënë ditën kur tifo grupi I tyre “Shvercerat” po festonin 35 vjetorin si dhe ardhjen e kryesis së re të klubit pësuan disfatë me 2:0. Për Shkupin ishte kjo humbja e shtatë në këtë sezon të vjeshtës, ku kanë 4 fitore dhe po aq barazime.
Skuadra e Rabotniçkit i ka dhënë fund serisë prej katër ndeshjeve pa fitore dhe në javën e 15-të, me 4:1 e mundi Besën e Dobërdollit. Këta sbashku me Shkëndijën dhe Gostivarin janë tri skuadrat e vetme që në vjeshtë kanë vetëm nga 1 humbje. Pas ndeshjeve të së dielës tri skuadra mbeten në krye të renditjes me nga 30 pikë – Gostivari, Sileksi dhe Shkëndija. Këto të tria skuadra kanë edhe golaverazhin identik plus 15 gola me atë që sipas statistikave dhe rregulloreve Gostivari, mban kryesimin e renditjes. Skuadrat elitare nuk kanë kohë për pushim pasi të mërkurën në program kanë ndeshjet e javës së 16-të. (Gazetar: Safet Ademi)
