Legjionarët, Qamili shënon golin e shtatë në Danimarkë

25.11.2024 17:27

Pas ndeshjeve me ekipin përfaqësues, futbollistët me prejardhje nga Maqedonia, u rikthyen në fushë me skuadrat e tyre, duke shkëlqyer me gola dhe asiste...

Futbollisti i përfaqësueses së Maqedonisë Lirim Qamili, ka vazhduar me paraqitjet e tija të shkëlqyeshme në kampionatin danez dhe me këtë edhe tund rrjetat e kundërshtarëve. Ai në barazimin 2:2 të skuadrës së tij Sonderjiske me Bronbi e mposhti gardianin mysafir. Qamili në minutën e 66 të ndeshjes, pas rivënies nga këndi ngushtoi epërsinë e mysafirëve në 1:2. Për Qamilin, ishte ky goli I tij I shtatë në  në këtë sezonë. Sefer Emini  kompletoi ndeshjen, ndërsa Qamili u zëvendësua nga Nikollot në minutën e 89-të. 
 
Miovski në ekipin e javës në Primera
 
Sulmuesi i përfaqësueses së vendit Bojan Miovski, ka luajtur ndeshjen e tij më të mirë në fanellën e Gironas të cilës iu bashkua këtë verë.  Ai ka shkëlqyer në ndeshjen e së shtunës me Espanyol, ku shënoi dy golat e parë në  La Liga dhe ndërkohë ksihte edhe një asistim. Për jëtë paraqitje të mirë Miovski, veten ia siguroi një vend në ekipin më të mirë të javës në Primera Division. Duke luajtur në këtë ndeshje në fanellën e Gironas, Miovski morri notën 8.91, ndërsa notën më të madhe 9.1 e morri bashkëlojtari tij Hill. (Gazetar: Safet Ademi)