Lituania në Evropian, Maqedonia me gjasa matematikore

25.11.2024 17:29

U luajtën mbrëmjen e djeshme, të tjera takime të vlefshme për kualifikueset e Europianit të basketbollit...

Përfaqësuesja e Maqedonisë në basketboll për meshkuj të dielën mbrëma ka pësuar edhe një disfatë në eliminatoret për “EURO 2025”. Kësaj radhe Lituani në Klaipeda i mundi me rezultatin 94:72 dhe u bë përfaqësuesja e parë që siguroi kualifikimin në evropian. Lituanezëve të dielën shoqëri në evropian mund tju bënin estonezët, por falë fitores së Polonisë me 88:86 në Talin, këta nuk siguruan kualifikimin dhe kështu Maqedoninë e lanë në lojë për kualifikim në evropian e ardhshëm. Polonia si vend organizator ka një vend të siguruar, ndërsa Maqedonia në dy raundet e ardhshem kuaifikuese në shkurt, duhet me spaku 6 pikë diferenc në transfertë ta mund Estoninë dhe më pas në Shkup, po ashtu ta fitojë Poloninën.
 
Në kohë të njëjtë Lituani në terren vendas patjetër ta mund Estoninë. Në këtë evropian si përfaqësuese e dytë që ka siguruar kualifikimin është Serbia, e cila mbrëmë në Beograd me 98:51 e mundi Danimarkën dhe me sukses maksimal 4 fitore nga 4 ndeshje është e para në Grupin G. Kështu Lituania dhe Serbia, si pjesëmarrës në evropianine  ardhshëm iu kanë bashkangjitur  vendeve organziatore - Finlandës, Letonisë, Polonisë dhe Qipros. “Euro 2025”, do mbahet në këto katër vende nga 27 gushti deri më 14 shtator në 2025-tën. (Gazetar: Safet Ademi)