NBA, Minnesota mbetet duarbosh në Boston
25.11.2024 17:31
Skuadra e Boston Celtics, ka vazhduar serinë pozitive në terren vendas duke e shënuar fitoren e pestë resht....

Skuadra e Boston Celtics, ka vazhduar serinë pozitive në terren vendas duke e shënuar fitoren e pestë resht. Këta mbrëmjen e kaluar me 107-105 e mundi Minnesota Timberëolves. Jaylen Broën shënoi 29 pikë, ndërsa Jayson Tatum ndeshjen e mbylli me 26 pikë e 8 kërcime. Basketbollistët e Bostonit, në këtë përballje shënoi 21 tresha. Për skuadrën e Minnesotas, ishte kjo disfata e 18-të me radhe në transfertën e Bostonit, ndërsa fitoren e fundit e ka shënuar në vitin 2005. Anthony Edëards me 28 pikë 9 kërcime dhe 7 asistime ishte më I spikaturi tek mysafiët.
Në ndeshjet e tjera - Indiana Pacers në terren vendas me 115-103 ishte më e mirë se Ëashington Ëizards, për të cilët ishte humbja e 11-të. Miami Heat pas kohës shtesë me 123-118 e mundi Dallas Mavericks. Los Angeles Clippers mbrëmjen e kaluar e shënoi fitoren e pestë resht. Në parket të huaj me 125-99 e mundi Philadelphia 76ers. Cleveland vijon të jetë skuadra më e mirë në NBA, duke e mundur me 122-108 Toronton. Ishte fitorja e 17-të sezonale në 18 takime të luajtura. (Gazetar: Safet Ademi)
