Botë
Vazhdojnë luftimet në Ukrainë
25.11.2024 17:55
Luftimet vazhdojnë në të gjithë Ukrainën. ...

Luftimet vazhdojnë në të gjithë Ukrainën. Raketat dhe dronët ukrainas fluturuan gjatë natës mbi rajonin e Kurskut, tha guvernatori i rajonit rus. Me dronë është sulmuar edhe fabrika “Tifon”, pjesë e kompleksit ushtarako-industrial rus, në qytetin e Kalugas. Sipas presidentit Zelenski, bota ka sisteme të mbrojtjes ajrore të afta për t'u mbrojtur kundër raketave ruse, por Moska duhet të ndjejë pasojat e lëvizjeve të saj.
“Bota ka sisteme që Rusia të ndiejë se çdo hap që ajo ndërmerr për të zgjeruar luftën ka pasoja për të. Ne duhet të bëjmë vazhdimisht gjithçka për t'u siguruar që Rusia është e detyruar të kërkojë mundësinë e paqes. Kjo është e mundur vetëm me dy gjëra: ndihmën për Ukrainën dhe presionin ndaj Rusisë.”, - deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Ndërkohë, hetuesit ukrainas kanë filluar të ekzaminojnë mbetjet e Oreshnikut, raketës së re balistike me rreze të mesme veprimi të Rusisë që u përdor në sulmin në Dnieper. Ministrat e Mbrojtjes të Gjermanisë, Francës, Polonisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar po diskutojnë sot në Berlin masat për forcimin e sigurisë dhe mbrojtjes në Evropë. Lindja e Mesme dhe Ukraina janë temat e takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve të G-7, 80 kilometra nga Roma. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, do të bisedojë me presidentin Rexhep Tajip Erdogan në Turqi për luftën në Ukrainë dhe rolin e mundshëm ndërmjetësues të Ankarasë në arritjen e një armëpushimi.
VLORA LATIFI TOPOJANI
