Basketboll

NBA, Memphis në gjysmëfinale, fitojnë edhe Hawks

30.04.2015 13:07

Memphis Grizzlies triumfoi 99-93 ndaj Portland Trailblazers në përballjen e pestë play-off në Konferencën e Perëndimit duke e cuar 4-1...

Memphis Grizzlies triumfoi 99-93 ndaj Portland Trailblazers në përballjen e pestë play-off në Konferencën e Perëndimit duke e cuar 4-1 rezultatin në serinë e ndeshjeve, që do të thotë kualifkim në gjysmëfinale.
 
 Ka qenë periods e fundit ku Grizzlies ishin të papërmbajtshëm, falë edhe lojës së mirë të Randolf dhe Gasol, duke e mbullur takimin me rezultatin 99-93.
 
Marc Gasol, ishte ndër më  të mirët në parket për Memphis me 26 pikë, 3 asist dhe 14 ribound. 
 
Grizzlies arrijnë të kualifikohen për të tretën herë në 5 vitet e fundit në gjysmëfinale të Koneferncës së Perëndimit, ku do të përballen me Golden State, me takimin e parë që do të luhet  më 3 Maj.
 
Ndërkohë Atltanta Hawks mposhti 107-97 Brooklyn Nets duke marrë avntazhin 3-2 me ndeshje në cerekfinalet e Konferencës së Lindjes. Takimi i gjashtë i serisë play off do të luhet në Neë York më 2 Maj.