NQP-ja do të pranojë 6 autobusë ekologjikë, autobusët janë donacion nga BE-ja

26.11.2024 09:08

Ndërmarrja e Transportit Publik do të marrë sot gjashtë autobusë të rinj ekologjikë me gaz natyror të kompresuar...

Ndërmarrja e Transportit Publik do të marrë sot gjashtë autobusë të rinj ekologjikë me gaz natyror të kompresuar, donacion nga BE-ja përmes projektit “BE për ajër të pastër”. 

Siç informojnë nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projektit (UNOPS), këta autobusë janë një hap i rëndësishëm në rrugën e qytetit të Shkupit drejt reduktimit të emetimeve, përmirësimit të cilësisë së ajrit dhe promovimit të lëvizshmërisë së qëndrueshme urbane. Ky donacion vjen pasi autobusët e NQP-së kanë ndërprerë qarkullimin për shkak të mungesës së naftës, pas së cilës Qeveria ka vendosur që qytetit të Shkupit t’i huazojë naftë nga rezervat shtetërore të naftës.
 
Problemi me transportin publik të qytetit kulmoi me 20 nëntor pasi, për shkak të mungesës së naftës, shumica e autobusëve të NQP-së mbetën të parkuar në bazat e tyre. Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi nga Beogradi mundësinë e blerjes së autobusëve të rinj elektrikë për tejkalimin e këtij problemi të vazhdueshëm.