Maqedoni
Festimet per 1 Maj 200 euro gjobe per zjarre ne vende publike
30.04.2015 13:19
Qytetarët që planifikojnë të kalojnë festën e 1 Majit dhe fundjavën në natyrë, në parqe apo male, nuk guxojnë të ndezin zjarre në ambiente të hapura...

Qytetarët që planifikojnë të kalojnë festën e 1 Majit dhe fundjavën në natyrë, në parqe apo male, nuk guxojnë të ndezin zjarre në ambiente të hapura dhe nuk guxojnë të lënë mbeturinat në natyrë mbasi mbarojnë piknikun.
Autoritetet thonë se do të gjobisin të gjithë qytetarët e pakujdesshëm që dëmtojnë natyrën.
Dënimi për ndezje të zjarrit në hapësira publike është 200 euro, ndërsa për hedhjen dhe lënien e mbeturinave 50 euro.
Por nga qyteti I Shkupit sqarojnë se nuk do të dënohen ata që pjekin mish në skara të vërteta por ata që bëjnë skara të improvizuara me gurë dhe rrethojë.
“Bërja e zgarës në natyrë nuk është përfshirë me ligj, me çka e njëjta nuk është e dënueshme. Sipas ligjit, dënohen vetëm ata të cilët ndezin zjarr ose hedhin mbeturina në sipërfaqe publike, ndërsa ndezja e zgarës nuk është në këtë ligj”, thonë nga qyteti i Shkupit
Nga Qyteti i Shkupit thonë se momenti kontestues është kur zjarri do të ndizet për shkak se të mëdha janë gjasat që të bëhet i pakontrolluar dhe të shndërrohet në zjarr, njëjtë si dhe hedhja e mbeturinave në ambient të hapur.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
