Botë
Protesta e opozitës, Policia: Bllokimi i akseve në Tiranë është vepër penale
26.11.2024 11:27
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita ditën e sotme në kryeqytet...

Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita ditën e sotme në kryeqytet, ku pritet bllokimi i 5 akseve kryesore rrugore.
“Organizimi i tubimeve në disa segmente rrugore në bashkinë e Tiranës krijon probleme dhe premisa për cenime të rendit publik dhe sigurisë së shtetasve të tjerë, pengon qarkullimin e automjeteve të emergjencës, cenon të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve, si dhe pengon lëvizjen e lirë të automjeteve të transportit publik dhe privat”, shprehen uniformat blu.
Policia e Tiranës thekson se bllokimi i rrugëve është vepër penale dhe se për veprime në kundërshtim me ligjin, organizatori, drejtuesi i tubimit dhe pjesëmarrësit në tubim, do të mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale. Policia njofton se janë ndërmarrë masa që në rast bllokimi, për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.
