Shkup, një grua 61 vjeçe lind fëmijën e saj të parë

26.11.2024 11:55

Një grua e moshës 61-vjeçare...

Një grua e moshës 61-vjeçare ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. 

Gruaja ka lindur para disa ditësh në Klinikën Gjinekologjikenë Shkup. Ajo konsiderohet të jetë gruaja më e vjetër që ka lindur fëmijën e saj të parë në Maqedoni.

Sipas informacioneve të deritanishme, nëna dhe foshnja janë në gjendje stabile. Fëmija është ngjizur përmes procedurës in vitro.

Më shumë detaje sot pritet të japë drejtoresha e Klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrikë, Irena Aleksiovska Papestiev.